PD rikthen në krye të Vlorës Bujar Leskajn

exit.al 10 Nëntor 2020, 19:19

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka prezantuar sot, 10 nentor si kryesues të listës së Vlorës Bujar Leskajn.

Leskaj ka qënë prej vitit 2011 e deri në 2020, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ai u zgjodh për herë të parë deputet në Vlorë në vitin 2005. Leskaj mbajti postin e ministrit të Kulturës nga viti 2005-2007, në qeverinë Berisha.