Armenia dhe Azerbajxhani arrijnë në armëpushim me ndërmjetësimin e Rusisë

exit.al 10 Nëntor 2020, 08:40

Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia kanë firmosur marrëveshje për armëpushim të martën. Ky armëpushim në rajonin e Nagorno-Krabakh u quajt nga kryeministri armen si “një dhimbje e pafjalë”, në nëj postim në Facebook.

Ajo do të hyjë në fuqi të martën në 01:00 dhe do t’i japë fund konfliktit ku humbnë jetën 1000 civilë dhe ushtarakë.

Marrëveshja u konfirmua edhe nga Azerbajxhani dhe Rusia. Ajo u arrit disa orë pasi zyrtarët armëne u shprehën se një nga qytetet kryesore u morr nga azerët. Axerbajxhani të hënën lajëmroi se kishte arritur të pushtontë edhe disa qytete të tjera të rajonit.

Ky është armëpushimi i 3 i lajmëruar nga të dyja vendet.