Arrestohen 4 autorët e vrasjes së Gentian Beqirit në 2012

exit.al 9 Nëntor 2020, 21:10

Policia ka arrestuar Klajdi Dekoli, Jorgo Leku, Etien Cani dhe Ervis Bardhi për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri në vitin 2012, në Elbasan.

Të katër të arrestuarit janë me vendbanim në Elbasan. Klajdi Dekoli ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa vrasësit kanë qënë Ervis Bardhi, 38 vjeç, nga Kavaja e banues në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit, si dhe Etien Cani, 29 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi” të këtij qyteti.

Në tetor 2020, Interpol Tiranë arrestoi shtetasin, Olsi Leka, 41 vjeç, i shpallur në kërkim për të njëjtën vrasje. Për këtë çështje u arrestua edhe Florenc Capja, por më pas u la i lirë.

Vrasjet e dy personave u kryen për hakmarrje, pasi në 2005-n Gentjan Beqiri u akuzua nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Gentian Beqiri, vuante dënim me arrest shtëpie, kur u vra dhe dy policët që e ruanin nuk kuptuan asgjë derisa erdhi ambulanca.