PD: Qytetarët shqiptarë paguajnë dyfish për shërbimin shëndetësor

exit.al 28 Tetor 2020, 16:13

Partia Demokratike pohoi se qytetarët shqiptar paguajnë dyfish për shërbimin shëndetësor. Në një postim në Facebook, Bardh Spahia shkruan se të dhënat e Eurostat tregojnë se shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut për shërbimin mjekësor.

"Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se cdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore. Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut."

Spahia deklaroi se "shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderave të errët, po cënon direkt shërbimet ndaj qytetarëve". Shpërndaje te miqtë