Kreu i Urgjencës Kombëtare: Shqipëria jo drejt mbylljes, efekti i maskave pas disa javësh

exit.al 28 Tetor 2020, 15:42

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se Shqipëria ende nuk ka rrezik për të shkuar drejt mbylljes, pasi gjendja e koronavirusit në vend është e menaxhueshme. Në një intervistë për News24, ai u shpreh se rritja e numrave është normale dhe ishte parashikuar një gjë e tillë.

"Fakti që ne gjendemi akoma në skenarin e dytë, me COVID2, s’mund të flasim për emergjencë, pasi nuk është. Për shëndetin e njerëzve duhet të thuhet qartë realiteti. Është normale që janë rritur numrat. I kemi analizuar disa herë të gjitha shkaqet. E kishim thënë për valën që do të vinte në tetor. Është folur gjithmonë. Deri tani menaxhimi po bëhet me skenarin e dytë."

Në lidhje me efektin e maskave, Brataj theksoi se ajo do të shihet në javët në vijim. I pyetur për numrin e testimeve, Brataj pohoi se ato janë rritur në 1400 deri 1500 testime në ditë. Shpërndaje te miqtë