“Xhafaj gënjen dhe është plotësisht në dijeni se vëllai i tij Agron Xhafaj, alias Goni është dënuar me vendim gjyqësor në Itali dhe se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga dënimi i dhënë, duke jetuar nga 2013 e këtej në Shqipëri.
Xhafaj ka jo vetëm përgjegjësi politike e morale, por dhe ligjore. Sipas legjislacionit në fuqi një nga detyrat kryesore të policisë së Shtetit është identifikimi i personave të dënuar me vendim gjyqësor në mungesë.
Është detyrë e ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në policinë e Shtetit të identifikonin Agron Xhafaj dhe të arrestohej për të vuajtur dënimin.”
Sipas dokumenteve të bëra publike sot, Agron Xhafaj është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e lartë italiane me 7 vjet e dy muaj burg. Agron xhafaj është dënuar si pjesëtar I një organizate narkotrafiku që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë e SHBA-së:“Nga shqyrtimi i dosjes penale të Agron Xhafajt rezulton se me vendimin nr 2232, datë 25 shtator 2012 të Gjykatës së Kasacionit, Gjykata e Lartë e Republikës së Italisë është rrëzuar ankimi i shtetasit Agron Xhafaj duke lënë në fuqi dënimin e tij me 7 vjet e 2 muaj burgim të dhënë me vendimin e datës 12 tetor 2008 nga gjykata e shkallës së parë Lece, lënë në fuqi me vendimin e gjykatës së Apelit Lece të datës 25 janar 2011. Për pasojë Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është dënuar me vendim të formës së prerë.”
Përveç akuzave dhe publikimit të dokumente, Partia Demokratike i ka drejtuar ministrit Xhafaj një sërë pyetjesh lidhur me mbrojtjen që Agron Xhafaj po merr në Shqipëri. Ndër të tjera PD kërkon të dijë:- A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?
- Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?
- A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?
- A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?
- A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?
- Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar? - Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?
Shpërndaje te miqtë
