“Denoncuam marrjen, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale të prindërve të të gjithë nxënësve, të të gjitha shkollave, në të gjithë vendin dhe në ndërhyrjen e kartelave personale mjekësore të pacientëve që bëjnë vizita në qendrat shëndetësore. Informacioni i kërkuar emër, mbiemër, numër personal, email, konsiderohen të dhëna të mbrojtura me ligj. Ndaj edhe urdhëri i Ramës për të marrë këto të dhëna është një shkelje ligjore dhe është një veprim antikushtetues.”
Menjëherë pas denoncimeve publike të Partisë Demokratike, megjithëse ministrja e Arsimit Nikolla njoftoi se mbledhja e të dhënave në shkolla po bëhej për një sistem komunikimi real me prindërit e nxënësve, ajo nxorri urdhër për ndalimin e këtij procesi. Lidhur me ministren Manastirliu, deputetja Vokshi tha:“Pavarësisht se Manastirliu nuk u tërhoq në dijeninë tonë dje janë marrë në tel qendrat shëndetësore për të ndërprerë marrjen e numrit të kartës së identitetit."
Shpërndaje te miqtë
