"Kamioni së bashku me lëndën masive të drogës ka kaluar në gjithë territorin shqiptar, prej Kapshticës e deri në Han të Hotit. Pa u shqetësuar e pa i hyrë gjemb në këmbë. 2.6 ton lëndë narkotike janë kapur përtej kufirit shqiptar, në Mal të Zi.Kjo ngjarje, tregon në rastin më të mirë, se Policia e Shtetit është tërësisht e shpartalluar dhe se nuk ka kurrëfarë kontrolli mbi territorin dhe mbi fenomenin kriminal të drogës që është plaga me e madhe që e ka bërë Shqipërinë të lëngojë nën qeverisjen Rama
Policia e shtetit e rënë në duart e njerëzve që dallohen për bashkëpunimin me krimin dhe trafiqet, nga njëra anë e kanë shpartalluar me qellim atë, e nga ana tjetër, pasi e kanë paralizuar praktikisht, krerët e saj janë aksionerët kryesorë në trafikun e drogës."
Alibeaj tha se lëvizjet e drejtuesve të policisë nuk janë bërë për të luftuar trafikun e drogës po për zgjedhjet e 25 prillit. "Në 25 prill, të çlirohemi nga droga e nga bandat për një të ardhme europiane për vendin. Në 25 prill, të çlirojmë vendin nga krimi e t’i hapim rrugën sundimit të ligjit dhe prosperitetit." përfundoi Alibeaj. Shpërndaje te miqtë
