Përditësim 4 nëntor: 396 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

exit.al 4 Nëntor 2020, 16:40

396 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 22,300.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona.

Janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,578 që nga fillimi i epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë, 9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë, 6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet, 3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë, 1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 396

Të shëruar ne 24 orë 105

Të shtruar në spitale 338

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1725

Testime totale 131.547

Raste pozitive 22.300

Raste të shëruara 11.578

Raste Aktive 10.186

Humbje jete 536

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5163

Durrës 921

Fier 788

Korçë 634

Shkodër 574

Lezhë 454

Elbasan 457

Vlorë 423

Berat 289

Kukës 221

Gjirokastër 160

Dibër 102

Shpërndaje te miqtë