PD: Kodi i ri Zgjedhor nuk lejon kandidatët e pavarur të kandidojnë

exit.al 24 Tetor 2020, 10:25

Partia Demokratike deklaroi se Kodi i ri Zgjedhor nuk lejon kandidatët e pavarur të kandidojnë. Në një status në Facebook, Oerd Bylykbashi sqaron se me ndryshimet e reja edhe nëse një kandidat merr mjatueshëm vota për një mandate, ai skualifikohet nëse nuk  merr 1 përqind të votave në rang kombëtar.

“Me sistemin Paçavure Rajonale që sajoi Rama, edhe nëse kandidati i pavarur mbledh vota te mjaftueshme për një mandat ne qark, ai skualifikohet nëse nuk arrin 1% te votave ne shkalle vendi. Kodi i Ramës, duke aplikuar pragun 1% për “subjektet zgjedhore” barazon kandidatin e pavarur që propozojnë zgjedhësit, me partinë apo koalicionin që ka mijëra militante nga pas.”

Bylykbashi pohoi se edhe nëse kandidati kalon pragun 1 përqind apo 10 mijë vota ai nuk zgjidhet dot nëse nuk arrin 15 mijë vota. Në përfundim Bylykbashi u shpreh se Rama hoqi me kushtetutë të drejtën e koalicioneve që të propozojnë kandidatë. Shpërndaje te miqtë