Elbasan, digjet një servis makinash

exit.al 24 Tetor 2020, 09:19

Një ndërtesë është përfshirē nga zjarri në Elbasan. Sipas policisë bëhet fjalë për një servis makinash.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji, në fshatin Katundi i Ri.

Deri më tani janë raportuar vetëm dëme materiale-një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete në afërsi të saj.

Shpërndaje te miqtë