"Miratimi pa vonesa i ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor do të ishte hapi i parë për të dëshmuar vullnet për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave.
Kryetari i Kuvendit të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të radhës.”
Sipas Bardhit, çdo ditë që vonohet përfshirja e këtyre ndryshimeve për miratim në seancë plenare është një ditë e humbur në rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Ndërkohë paraditen e 2 korrikut, opozita parlamentare ka deklaruar se nuk do të votojë ‘reformën e arnuar’ të Këshillit Politik nëse në të nuk përfshihet hapja e listave të kandidatëve për deputetë. Shpërndaje te miqtë
