Nis rindërtimi i shkollës së mesme në Kavajë, u dëmtua nga tërmeti

exit.al 2 Korrik 2020, 11:16

Kanë nisur punimet për rindërtimin e shkollës së mesme '26 Marsi' në Kavajë. Shkolla u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe do të ndërtohet nga e para.

Kryeministri Rama, ministri për Rindërtimin Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Kavasë Krali panë nga afër punimet për shkollën.

Rama i rekomandoi Kralit që të krijohet mundësia që të shpronësohen disa godina që ndodhen në territorin e shkollës, në mënyrë që të ketë më shumë mjedise të hapura për nxënësit e shkollës.

Ministri Ahmetaj tha se në Kavajë do të rindërtohet dhe një shkollë tjetër e dëmtuar, por me fondet e UNDP-së.

Në total qeveria ka premtuar rindërtimin nga e para të 129 shkollave.

Deri tani ka nisur puna për rindërtimin e shkollës “Kastrioti” në Derven të Fushë-Krujës dhe dy shkollave 9-vjeçare të dëmtuara nga tërmeti, në Marikaj të Vorës.

Shpërndaje te miqtë