"Qenka dorëzuar një draft i njëanshëm.
Nëse Rama, Basha, Meta apo Monika që paratë e pista që u keni marrë shqiptarëve, mendoni të bëni një ligj me vota të trafikuara në Kuvend e keni gabim.
Nuk do të arrini ta coni deri në fund, këtë gjellë qensh që gatuat do ua thellim syve.
Unë jam anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ju garantoj se nuk do të merrni asnjë votë këtej. Lërini lojërat e pista."
Një ditë më parë, Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik dhe bashkë-kryetar i Komisionit të Posaçëm të Reformës tha se draft-reforma ka plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës jashtë dhe brenda parlamentit, ndaj nuk ka më nevojë të diskutohet në komisionin e posaçëm, por mund të shkojë direkt në kuvend. Shpërndaje te miqtë
