PD këmbëngul për testin e drogës

exit.al 25 Nëntor 2015, 13:57

Partia Demokratike vazhdon të këmbëngulë se deputetet duhet të testohen nëse janë përdorues droge apo jo.

Sot, PD dorëzoi në Kuvend dy amendamte  për ligjin e dekriminalizimit, që do të votohet të enjten. Sipas këtyre amendamenteve, deputetet duhet të kryejnë analizat për lëndët narkotike dhe nëse dalin pozitiv, ata shkarkohen dhe u hiqet mandati.