Dënohen trafikantët e avionit të Divjakës

exit.al 25 Nëntor 2015, 12:32

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi sot me burg ndihmësit e pilotit italian Giorgio Riformato, kapur me drogë në Divjakë, në maj të vitit të kaluar.

Sajmir Bajramaj, Marenglen Ymeri, Kristian Demçe, Olgert Bibili dhe Kleviol Ahmeti u dënuan me nga 10 deri në 14 vjet burg secili. Për shkak të gjykimit të shkurtuar që përfituan, pesë të dënuarve i ulet dënimi me 1/3.

Në avionin e rrëzuar në Divjakë, në maj 2014, u kapën rreth 460 kilogramë drogë dhe u zbulua një grup trafikantësh që transportonin drogë drejt Italisë.