PD ironizon Ramën: Fluturimet ndërkombëtare, si negociatat me BE, nuk ekzistojnë

exit.al 18 Prill 2021, 18:24

Partia Demokartike, me anë të një deklarate zyrtare, ka reaguar mbi uljen e avionit Air Albania në aeroportin e Kukësit, pasi kishte bërë ndalesën në Rinas.

PD e ka quajtur hapjen e aeroportit të Kuksit për fluturime ndërkombëtare një tjetër premtim të pambajtur të Edi Ramës.

"Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie," vijon deklarata.

PD ironizoi fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit duke i paralelizuar me hapjen e negociatave me BE.

"Ato nuk ekzistojnë" shkruhet në deklaratë.

"Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!" përfundon mesazhi i PD.