Rama premton 12 mijë vende pune nga porti i Durrësit dhe paketë investimesh 10 miliard €

exit.al 18 Prill 2021, 17:41

Kryeminsitri Rama, gjatë përurimit të aeroportit të Kuksit, foli edhe projektin e portit të Durrësit, për të cilin tha se do të hapte 12 mijë vende pune.

"Vetëm në portin e Durrësit janë 12 mijë vende pune nga fillimi deri proceset e menaxhimit," u shpreh Rama.

Ai shtoi se në 5-6 vitet e ardhme vlera e investimeve të porteve dhe aeroporteve të parashikuara do të jetë rreth 10 miliard Euro.

"Janë 8 porta. 4 porta nga qielli, 4 porta me portet. E kuptoni çfarë Shqipërie do kemi në 4-5-6 vitet e ardhshme. Çfarë transformimi ësthë përgatitur, çfarë ekonomie do të kemi," tha Rama më herët.

Kryeministri kishte ftuar në përurim edhe presidenti i EMAAR Group, Muhammed El Alabbar, i cili do të investojë në portin e Durrësit.

Rama tha se Alabbar ishte mik shumë i ngushtë i Princit të Kurorës së Arabisë Saudite.