Përditësimi, 18 prill: 138 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit në vend

exit.al 18 Prill 2021, 17:48

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se 2 persona kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit.

Në të njëjtin interval kohor janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 71 - 75 vjeç.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2480 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cerrik.

Statistika (18 Prill 2021)

Raste të reja ditore 138

Të shëruar në 24 orë 442

Të shtruar në spitale 175

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2480

Testime totale 607,688

Raste pozitive 129,594

Raste të shëruara 101,584

Raste Aktive 25,668

Humbje jete 2,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18531

Fier 2216

Durrës 1088

Shkodër 915

Gjirokastër 913

Korçë 673

Vlorë 452

Dibër 322

Kukës 287

Elbasan 200

Berat 53

Lezhë 18