Kryemadhi: Do të rindërtojmë të gjitha shtëpitë e tërmetit

exit.al 18 Prill 2021, 19:21

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një takim me banorët e Durrësit, premtoi se LSI merr përsipër të rindërtojë të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryemadhi tha se ky nuk ishte thjesht premtim, por angazhim i cili kishte filluar me banorët e Kombinatit.

"Ashtu siç fituan shkallën e parë në gjyq banorët e Kombinatit, ku Erion Veliaj me Edi Ramën, donin t’iu grabisnin pronat e tyre, edhe pse të dëmtuara nga tërmeti, ne qëndruam dhe luftuam deri në fund," u shpreh ajo.

Më herët Kryemadhi tha se kishin kaluar 18 muaj  konferenca e donatorëve në Bruksel, ku Rama mori 1,2 miliardë euro, ndërkohë mijra familje vazhdojnë të flenë në çadra, sipas saj.