PD i përgjigjet Ramës: Në 8 vjet qeverisje vetëm projekte 3D

exit.al 6 Nëntor 2020, 17:34

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama, i cili ju drejtua qytetarve duke i thënë se nëse nuk votoni PS çdo projekt do të ndalojë. Në një postim në facebook, sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi pohoi se Rama nuk ka asnjë bilanc në qeverisje, përveç projekteve 3D.

"Nuk ka asnjë bilanc në qeverisje, përveç projekteve që në 2 mandate mbeten vetëm në 3D, ndërkohë që nuk ka më propagandë që fsheh krimin dhe korrupsionin e Qeverisë së Dështimit. Vetëm me fjalë, tallje, fyrje dhe mashtrime nuk zgjidhen dot hallet e shtuara të qytetarëve shqiptarë."

Bardhi pohoi se Rama ka 8 vite që përzgjedh kandidatët për deputet në bashkëpunim me krimin e organizuar. Shpërndaje te miqtë