Apeli Administrativ kthen në garë për Gjykatë Kushtetuese, Eugen Papandile

exit.al 6 Nëntor 2020, 16:37

Gjykata Administrative e Apelit ka kthyer në garë kandidatin për Gjykatë Kushtetuese, Eugen Papandile.

Në vendimin e shpallur të premten, gjykata ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin e Papandiles.

Papandile paditi KED pas skualifikimit nga gara për Gjykatë Kushtetuese. KED e skualifikoi atë për mos plotësim të kriterit të vjetërsisë së punës.

Papandile pretendoi se KED ka përllogaritur gabim vitet e tij të punës, duke i numëruar katër muaj më pak.

Shpërndaje te miqtë