“A janë të dislokuara prej ditëve të fundit të vitit të kaluar në këtë plan në frigoriferët e Institutit Spallanzani të Romës rreth 15 mije doza vaksine Pfizer të destinuara për Shqipërine, në pritje që të tërhiqen e të përdoren në vendin tonë?”
Shehu ngriti dyshimet nëse janë këto doza ato për të cilat Rama flet:"A mos janë këto dozat e vaksinave, që është deklaruar nga Kryeministri se do të përdoren në fund të janarit në Tiranë?"
Sipas Shehut, të gjithë duhet të jemi koshient se vaksinimi Covid i shqiptarëve nuk mund të realizohet nëpërmjet ndihmave apo projekteve të tipit COVAX. Sipas tij ato janë vetëm një plotësim dhe se barra kryesore e sigurimit të vaksinës i takon qeverisë. Shpërndaje te miqtë
