"Bashkohemi se FETO përbën kërcënim për dy vendet, nuk do lejojmë të helmojë bashkëpunimin [Shqipëri-Turqi]."
Ai u zotua se do të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër terrorizmit dhe rrezikut që sjell FETO nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit - në këtë fushë ka qenë e fokusuar dhe puna e organizatës FETO në Shqipëri. Erdogan u shpreh:“Do të jemi pranë Shqipërisë. Me këtë rast Fondacioni i MARIP, që ka marrë universitetin e Nju Jork në Tiranë, bashkë me Universitetin e Stambollit dhe do hidhen hapat e bashkëpunimit mes dy vendeve.”
Vlen të theksohet se Erdogan fajëson Gylenin për grushtin e shtetit të korrikut 2016. Që prej atëherë, Gylen është shpallur në kërkim nga Turqia dhe çdo person i lidhur me të quhet i rrezikshëm dhe burgoset. Shpërndaje te miqtë
