PD fiton Bashkinë Kavajë

exit.al 28 Qershor 2017, 09:48

Kandidati i Partisë Demokratike Isa Sakja ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Kavajë me një diferencë prej 28 votash me kandidatin e PS Dorjan Murati.

Murati fitoi 11,127 vota, ndërsa Sakja fitoi 11,155 vota. Maksim Kona, kandidati i LSI mori 1,960 vota.

Zgjedhjet për kryebashkiak në Kavajë u mbajtën pasi ish kryetari i PS-së Elvis Rroshi u shkarkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Kavaja njihet si një prej bastioneve historike të së djathtës por prej gjashtë vitesh bashkia drejtohej nga Zoti Rroshi, që kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste.

Kreu i PD Lulzim Basha, i cili ka paralajmëruar "ngrirjen" e funksionit të tij vetëm pak orë më parë, uroi "qytetarët e Kavajës për këtë fitore mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave!"

Shpërndaje te miqtë