“Falenderoj mbi 230 mijë votues shqiptarë që jo vetëm votuan LSI-në, por i ngarkuan asaj një mision historik që ka të bëjë më bërjen më në fund të Shqipërisë me një opozitë të vërtetë në këtë vend.”
Zoti Vasili akuzoi policinë e shtetit se nuk ka luftuar bandat kriminale që kanë ushtruar terror gjatë fushatës elektorale dhe nuk ka siguaruar një proces të qetë votimi e numërimi.“Strategjia e terrorit, lëshimit të miliona parave të pista, të bërjes njësh të policisë së shtetit dhe bashkëvepruese në këtë strategji terriori. Strategjia kriminale e implementuar në zgjedhjet e 25 qershorit ka ndodhur në dëm të LSI-së si objektiv taktik të tyre dhe në dëm të vendit duke i hapur rrugën kriminelëve dhe atyre qaë trafikojnë drogë.”
Në fund, zoti Vasili sulmoi dhe Partinë Demokratike duke e quajtur “opozitë të kapur”:"Shqipëria ka pasur dhe qeverisje të dështuara dhe të korruptuara, por opozitë që nuk ekziston, apo aq më keq një opozitë të kapur, këtë nuk e kishte parë."
Shpërndaje te miqtë
