PD e LSI kundër PS në Këshillin Bashkiak Durrës

exit.al 2 Dhjetor 2015, 13:50

Këshilltarët bashkiakë të PD-së dhe LSI-së në Durrës kundërshtuan në mbledhjen e sotme propozimin e kryebashkiakut Dako për rritjen e çmimit të ujit të pishëm.

Kryebashkiaku kishte kërkuar rritjen e çmimit me 20 për qind, nga 58 lekë për metër kub në 70 lekë për metër kub, si pasojë e rritjes së kostos së prodhimit.

Këshilltarët e PD-së dhe LSI-së, të mos bindur nga argumentat, kanë kërkuar shtyrje të votimit.