Konflikti mes Bankers dhe qeverisë

exit.al 2 Dhjetor 2015, 12:29

Kohët e fundit ka një konflikt midis kompanisë Bankers dhe shtetit Shqiptar. Zhvillimet kryesore të këtij konflikti janë:

  • Kontrata e Bankers, e lidhur në vitin 2004, parashikon që kompania të mos paguaj taksa për aq kohë sa fitimin e investon. Në momentin që del me fitim, Bankers paguan 50 për qind tatim mbi fitimin.

  • Gjatë këtyre viteve, Bankers nuk ka paguar tatim mbi fitim pasi qeveria ia ka njohur të gjitha investimet e deklaruara.

  • Një vit më parë, Albpetrol dhe AKBN kryen një kontroll dhe arritën në përfundimin se Bankers ka rritur shpenzimet fiktivisht, me një shumë rreth 300 milionë dollarë.

  • Pas këtij konstatimi, qeveria bëri një rivlersim tatimor të Bankers. Detyrimi i ri i kompanisë u llogarit të jetë 57 milionë dollarë taksa shtesë.

  • Kompania e hodhi këtë vendim të administratës tatimore në gjyq.

  • Qeveria bllokoi llogaritë bankare të Bankers në Shqipëri, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi vendimin e qeverisë.

  • Shuma që duhet të paguaj Bankers tani ka shkuar në 75 milionë dollarë (kamat vonesa + gjoba).

  • Arbitrazhi ndërkombëtar ka kërkuar që qeveria të zhbllokojë llogaritë bankare të Bankers, deri sa të merret vendimi përfundimtar.

  • Qeveria nuk e ka pranuar këtë kërkesë dhe vazhdon të mbajë të bllokuara llogaritë e Bankers.