“Ne kërkojmë ruajtjen e koalicioneve siç janë sot në Kodin Zgjedhor, ndërsa PS kërkon të ndryshojë rregullat e lojës kur loja ka filluar, kur procesi zgjedhor ka filluar.
Ndryshimi i mënyrës së si numërohen votat dhe si ndahen mandatet nuk mund të ndryshohen 6 muaj para zgjedhjeve, siç rekomandon dhe OSBE-ja e Komisioni i Venecias.”
Ndërsa Petrit Vasili i LSI-së akuzoi se shumica socialiste po kërkon ta bëjë Kodin Zgjedhor ‘sipas oreksit të vet, ndërsa opozita kërkon zgjedhje të lira, pa presion.” Më herët, përfaqësuesi i PS-së Gjiknuri deklaroi se Këshilli Politik nuk do të vijojë punën nëse opozita jashtëparlamentare nuk vjen me propozime konkrete për Kodin Zgjedhor dhe se nuk do të presë pafundësisht opozitën. Shpërndaje te miqtë
