"Në mbledhjen e sotme diskutuam mbi prezantimin që bëra për hapjen e listave reale 100%, një renditje të kandidatëve sipas rendidit alfabetik dhe lista fituese të përcaktohet nga votat e qytetarëve dhe jo të kryetarit që do vendoste sipas propozimeve të PS listën fituese. Opozita ka mbështetur këtë propozim.
Do e vazhdojë edhe nëse do ketë nga ata që do të më kërcënojnë e shantazhijnë. Listat e hapura duhet të jenë 100% dhe shqiptari ta përcaktojë listën fituese"
Hajdari u shpreh se propozimi i PS nuk hap listat dhe se anëtarët në Këshill po luftojnë për interesat e kryetarëve të partive."Ai i qëndron kësaj ideje që propzimi i tyre mbështet listat e hapura ndërkohë që nuk është e vërtetë, kryetari ka të drejtë të zgjedhe deputet sipas propozimit të PS, po tallen, se po u thonë do ua japim si mundësi, por nuk do e përcaktoni ju se kush do shkoj në Kuvend."
Shpërndaje te miqtë
