Gjiknuri: Propozimet e PS hapin 100 përqind listat, ligjet elektorale janë ligje politike

exit.al 22 Shtator 2020, 15:06

Damian Gjiknuri deklaroi se propozimet e PS hapin 100 përqind listat duke theksuar se do t'i japë mundësinë qytetarëve të zgjedhin deputetët. Në një komunikim për gazetarët, Gjiknuri theksoi se propozimi i PS ju jep mundësi qytetarëve të japin votë parapëlqyese e të rendisin kandidatët për deputetë.

"Ajo që them unë siguron përfaqësimin e denjë të partive poltike por njëkohësisht edhe vlerësimin e tyre nga ana e popullit nëpërmjet zgjedhjes parapëlqyese që ata japin."

Gjiknuri deklaroi se ligjet zgjedhore janë ligje politike, duke theksuar se çdo parti niset nga interesi politik në miratimin e tyre jo nga parimi. Shpërndaje te miqtë