PD dhe LSI ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS

exit.al 19 Maj 2021, 13:41

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për mos shpalljen e pavlefshmërisë.

Ivi Kaso, sekretari zgjedhor i PD-së e quajti vendimin e Komisionit të paligjshëm. “Nuk kishe surprizë në vendimarrje të paralajmëruar që kur KAS refuzoi të merrte provat e PD-së”, u shpreh Kaso.

Njësoj edhe përfaqësuesi i LSI-së u shpreh se vendimi është i paligjshëm. “Anëtarët e KAS-it nën urdhëra politikë morrën këtë vedim të paligjshëm”, shtoi avokati i LSI-së.

KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës se PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Merxhani për pavlefshmëri të zgjedhjeve.