PD denoncon: Bashkia e Vaut të Dejës po vjedh 336 mln lekë

exit.al 17 Janar 2021, 14:30

Sekretari i Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Gentjan Ndoji denoncoi të dielën qeverinë se po vjedh 336 milionë lekë për një projekt i cili është i financuar nga ambasada amerikane.

Në një deklaratë për mediat ai tha:

“Rasti konkret i këtij abuzimi, është projekti për rikonstruksionin e shkollës së Mjedës me vlerën 336 milion lekë i parashikuar për këtë shkollë, por shkolla është e rikonstruktuar nga Ambasada Amerikane në vitin 2016-të më konkretisht nga “Garda Federale te Neë York dhe New Jersey” me taksat e qytetareve Amerikane”.

Ai u shpreh se në këtë bashki kanë ndodhur disa abuzime, ku deklaroi se deri më tani janë abuzuar plotë 99 milion e 600 mije lekë.

Ndoji shtoi se po tentohet të vidhen mbi 700 milion lekë. Sekretari i PD tha:

“99 milion e 600 mije lekë është shuma e radhës e grabitur nga Bashkia Vau Dejës, nëpërmjet një tenderi për Hartim Projektesh”.

Gjatë deklaratës ai akuzoi bashkinë se ka mashtruar për numrin e nxënësve të shkollës:

“Bashkia Vau Dejës abuzon kur thotë që kjo shkollë ka 814 nxënës, kur në të vërtetë, ajo aktualisht ka vetëm 205 nxënës”.

Së fundmi ai i bëri thirrje SPAK që të nis menjëherë hetimet për këtë çështje.

Shpërndaje te miqtë