Qeveria e Kosovës njofton se të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç rrugës Pejë-Kullë

exit.al 17 Janar 2021, 14:50

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi të dielën se gjendja e rrugëve të Kosovës është e mirë pavarësisht motit të keq, bëjnë me dije mediat e Kosovës.

Ministria bëri  përditësimin e të dhënave për gjendjen e rrugëve. Ajo njoftoi të se të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç rrugës Pejë-Kullë, ku kërkohet kujdes duke kaluar me pajisje dimërore.

Sipas njoftimit të ministrisë pikat kufitare janë të hapura dhe të mund të kalohet pa vështirësi.

Si pasojë e motit të keq ditët e fundit në Kosovë qarkullimi nëpër rrugë ka qenë i vështirë.

Policia e Kosovës i ka bërë thirrje  drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes  dhe të përshtaten me kushtet atmosferike, duke drejtuar pa shpejtësi.

Shpërndaje te miqtë