Arrestohen inspektorët e Mbrojtes së Territorit në Kamëz

exit.al 23 Janar 2021, 10:44

Kryeinspektori Vendor i Mbrojtes së Territorit në Kamëz Dritan Nikolli dhe inspektori Ermal Baci janë arrestuar të shtunën.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohen se i merrnin rryshfet qytetarëve që ndërtonin pa leje, për të mos i ndëshkuar ata.

Hetimet për këtë rast janë bërë nga Prokuroria Speciale Anti Korrupsion (SPAK).

SPAK ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Hetimet për rastin po vijojnë.

Shpërndaje te miqtë