“Buxheti 2021 i Bashkisë së Tiranës nuk zgjidh asnjë nga këto probleme të përditshmërisë së qytetarëve. Nuk krijon vende pune përmes investimeve, por rrit numrin e punësuarve partiakë në administratën e bashkisë, që paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës. Buxheti që Erion Veliaj pritet të miratojë këto ditë nuk merr në konsideratë asnjë ndihmë për bizneset e vogla, megjithëse shumica e bizneseve të goditura nga pandemia janë në Tiranë.”
Tabaku shtoi se bizneset do të paguajnë 21 milionë euro taksë për ndërtimin dhe 17 milionë euro më shumë për taksën e pastrimit.“Tirana është kthyer në një qytet që është vështirë se mund të jetohet. Nga njëra anë është kryebashkiaku që thyen rekord me lejet e ndërtimit, betonizimin dhe taksat e larta, nga ana tjetër janë qytetarët që po paguajnë shtrenjtë një kryebashkiak dhe kryeministër që dinë vetëm të gënjejnë dhe të shohin interesin e tyre personal.”, përfundoi ajo.
Shpërndaje te miqtë
