Shqipëria financon rindërtimin e dy biblotekave në Tuz

exit.al 21 Dhjetor 2020, 13:51

Shqipëria do të financojë rindërtimin e dy biblotekave në Tuz të Malit të Zi. Ky lajm u bë i ditur nga zëvendës ministri i jashtëm, Gent Cakaj. Përmes një postimi në Facebook, Cakaj shkruan se :

“Pas mbështetjes financiare për ngritjen e librarisë së parë me literaturë në gjuhën shqipe në Ulqin, kemi vendosur të japim mbështetje financiare për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në qytetin e Tuzit.

Po ashtu, ne kemi marrë përsipër edhe pajisjen me literaturë bashkëkohore të këtyre shkollave.”

Cakaj pohon se Shqipëria do të ketë një konsullatë të përgjithshme në Ulqin.   Shpërndaje te miqtë