Ambasada britanike thirrje për hetimin e dhunës gjatë protestave

exit.al 21 Dhjetor 2020, 13:58

Ambasada britanike ka kërkuar hetimin e dhunës së përdorur gjatë protestave në Tiranë javët e fundit. Përmes një postimi në Faecbook, ambasada shkruan se mbështet të drejtën e protestës në vend.

Ambasada Britanike  ka ndjekur zhvillimet me protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve në #Shqipëri.

Ne nënvizojmë nevojën për të mbështetur të drejtën për tubim paqësor dhe bëjmë thirrje për hetime të drejta në lidhje me të gjitha pretendimet mbi përdorimin e dhunës.”

Reagimi i saj erdhi një ditë pasi dhjetra artistë e aktivistë protestuan para Ministrisë së Brendshme kundër dhunës që policia ka përdorur kundër protestuesve, veçanërisht ndaj katër aktivistëve të ndaluar një ditë më parë: Ergys Mërtirit, Donald Martinit, Astrit Seranajt e Gentian Hasanit. Protestuesit akuzuan qeverinë se po qeveris me dhunë policore dhe po shtyp të drejtat e qytetarëve me dhunë. Të shtunën policia shoqëroi Mërtirin, Martinin, Seranajn dhe Hasanin në komisariat pa bërë të ditur arsyen.     Shpërndaje te miqtë