PD akuza Ramës për korrupsion në shitjen e 55m2 tokë shtetërore në bregdet

exit.al 28 Qershor 2021, 13:01

Partia Demokratike akuzon qeverinë se i ka dhënë pronë shtetërore në mënyrë të paligjshme dy biznesmenëve dhe ka kërkuar nga SPAK hetimin e çështjes.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa deklaroi se 55 mijë metra katror në zonën bregdetare të Hamallajt në Durrës i janë shitur shoqërisë “Sviluppo Mare 1” sh.p.k., me pronar Redi Pezën dhe “S&D Invest” sh.a., me pronar Gentjan Sulën.

PD akuzon kryeministrin Rama dhe dy pronarët e bizneseve për korrupsion.

Sipas PD shitja është bërë me çmim më të ulët se çmimi i tregut në këtë zonë.

Për një metër katror janë paguar rreth 1 100 lekë. Në total e gjithë sipërfaqja 55 mijë metra katrorë është shitur për 59 565 000 lekë.