Çuçi paralajmëron ndryshime në polici dhe modernizim të monitorimit të rrugëve

exit.al 28 Qershor 2021, 12:26

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi se në mandatin e tretë do të ketë ndryshime në drejtimin e Policisë së shtetit dhe do të modernizohet sistemi i administrimit të territorit në Shqipëri.

Gjatë një konference për shtyp, Çuçi zbuloi se në katër vitet e ardhme, rrugët do të pajisen me kamera të cilat do të gjenerojnë automatikisht gjoba duke skanuar targat e automjeteve që do të shkelin rregullat e qarkullimi.

Sa i përket territorit, ministri tha se do të monitorohet nga “dronë inteligjentë”.

Ndërsa në strukturat e policisë, Çuçi tha se do të ketë ndryshime në drejtuesit e qarqeve gjë që do të pasohet edhe me ndryshime brenda drejtorive në rrethe.