"1,2 mld euro dëmi ekonomik për 2019 dhe 7,2 mld në 7 vite!
Praktikisht kanë vjedhur, grabitur e rrënuar dy buxhete shteti! Kjo është shifra zyrtare që KLSH pohon në raportet e saj. Fatkeqësisht nuk ndalen në asgjë dhe nuk kanë cipë kur vjedhin, viti 2019 ka qenë viti tërmetit dhe shifrat e 1.2 mld eurove vjedhje nga buxheti tregojnë më së miri se çfarë janë të aftë të bëjnë."
Tabaku shton se 50 përqind e dëmit ekonomik vjen nga prokurimet publike. Ajo përfundon duke thënë se Rama dhe qeveria do të mbajë përgjegjësi në 25 prill për çdo vjedhje. Shpërndaje te miqtë
