Arrihet marrëveshja mes naftëtarëve dhe kryeministrit Rama, do përfitojnë 40 mijë lekë për 1 vit

exit.al 13 Nëntor 2020, 17:45

Është arritur marrëveshja mes naftëtarëve dhe kryeministrit Edi Rama. Lajmin e bëri të ditur kreu i Sindikatës, Sakol Dautaj. Naftëtarët do të marrin 40 mijë lekë për 1 vit. Dautaj pohoi se ranë dakort të marrin 4 paga 2 këtë muaj dhe 2 muajin tjetër. Nga kjo marrëveshje dp të përfitojnë 870 naftëtarë.

"Ne kërkuam një kompromis që duke parë hallet tona, kërkuam që të merren paga 2 e nga dy, pra 4 paga që do na jepen 2 këtë muaj dhe dy muajt e tjerë. 870 naftëtarë do të përfitojnë"

Pak ditë më parë, naftëtarët ndërprenë grevën e urisë pas 44 ditësh, dhe u ulën në bisedime me kryeministrin Rama. Shpërndaje te miqtë