“Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës me premtimin mashtrues se nuk do të jepte leje ndërtimi.
Sot, 5 vjet më pas, Erion Veliaj e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen më të madhe të parave të pista, ku llogaritet se, gjatë mandatit të dytë dhe të fundit të kësaj qeverie, janë pastruar më shumë se 1.6 miliardë euro.”
Këlliçi deklaroi se sipas raportit të Global Initiative Netëork, 60% e investimeve në ndërtim në Tiranën burojnë nga paratë e pista. Ai përfundoi deklaratën e tij duke thënë se lufta ndaj pastrimit të parave do jetë “një nga objektivat kryesorë të Partisë Demokratike në drejtimin e vendit.” Shpërndaje te miqtë
