Manastirliu: Mjekët dhe infermierët aseti më i çmuar i joni kundër Covid-19

exit.al 8 Shtator 2020, 13:05

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu falenderoi mjekët dhe infermierët, të cilët po punojnë në spitalet Covid. “Aseti jonë më i çmuar kanë qënë mjekët dhe infermierët”, tha Manastirliu duke ju referuar punës së tyre gjatë pandemisë, në ceremoninë e dorëzimit të ndihmave për Covdi-19, nga BE. Ajo tha se mjekët dhe infermierët do të vazhdojnë të marrin bonusin e premtuar, prej 1 000 euro nga qeveria. Gjithashtu, ministrja edhe njëherë tregoi startegjinë e qeverisë për periudhën vjeshtë-dimër, duke thënë se:

“Fokusi kryesor është forcimi i sistemit parësor shëndetësor, rritja e ekipeve të epidemilologëve në terren, 4 struktura Covid me 500 shtretër dhe vaksinimi falas për gripin e stinë”.

Manastirliu tha se “sot fiks 6 muaj nga dita e parë e rastit të parë me COVID-19 në Shqipëri ka ende shumë për të bërë në sistemin shëndetësor”. Shpërndaje te miqtë