“Kjo është një sfidë e përbashkët, ku secili ka rolin e vet dhe ku mjafton njëri të gabojë për të marrë në qafë të tjerët. Janë marrë të gjitha masat për mësimin në klasa, por e gjitha varet nga faktori njerëzor.
E gjitha varet nga disiplina, autodisiplina, për të respektuar rregullat e thjeshta.”
Rama i kujtoi të rinjve se nuk është e vërtetë që të rinjtë janë plotësisht të mbrojtur nga virusi, pasi gjithnjë e më tepër po hasen raste me të rinj të infektuar në gjendje të rënduar:“Është e vërtetë që moshat e reja, fëmijët e vegjël, janë më pak të rrezikuar nga ky virus, por është absolutisht e pavërtetë dhe këtë duhet ta fiksoni mirë në kokë që jeni plotësisht të mbrojtur. Pra, larg qoftë, rastet kur virusi ka goditur rëndë, madje ka marrë edhe jetë në këto mosha, nuk mungojnë.”
Viti i ri shkollor pritet të fillojë në 14 shtator. Mësimi do të zhvillohet nëpër klasa dhe jo më virtualisht. Shpërndaje te miqtë
