Pas takimit me Biden, Erdogan nuk tërhiqet nga sistemi raketor rus

exit.al 17 Qershor 2021, 13:49

Presidenti turk, Erdogan është shprehur se i ka thënë presidentit të SHBA, Joe Biden se nuk do të tërhiqet nga sistemet raketore ruse S-400, si pasojë e të cilave Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Ankarasë, raporton Reuters.

Biden dhe Erdogan u dukën optimistë pas takimit të tyre të hënën, megjithëse aleatët e NATO-s nuk njoftuan ndonjë përparim sa i përket mosmarrëveshjeve mbi S-400 dhe Sirinë.

Blerja e sistemit raketor rus S-400 nga Ankaraja ka tensionuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s. Ata janë të shqetësuar se ky sistem mund të kërcënojnë avionët luftarakë F-35 të SHBA.

Për këtë arsye Turqisë nuk iu dorëzuan avionët amerikane F-35.

I thashë (Biden-it) që të mos presin nga Turqia të ndryshojë mendim mbi F-35 dhe S-400 sepse ne e bëmë pagesën për F-35” tha Erdogan.

Ankaraja i ka hedhur poshtë shqetësimet se sistemi rus mund të kompromentojë mbrojtjen e vendeve të NATO-s.