Dhunohet 21 vjeçari për shkak të identitetit seksual në Tiranë, ambasada gjermane dënon ngjarjen

exit.al 17 Qershor 2021, 12:45

Një pjesëtar i komunitetit LGBTIQ është dhunuar mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.

Në media raportohet se 21 vjeçari është dhunuar fizikisht dhe ka bërë denoncim në komisariatin numër 2 të kryeqytetit.

Për këtë rast ka reaguar ambasada gjermane në Shqipëri e cila ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes e cila sipas tyre ka ndodhur për shkak të identitetit seksual të viktimës.

“Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ”, shkruhet në reagimin e ambasadës.