Partia Socialiste padit ish-Kryeministrin Berisha për thirrjen e armatosjes së populit

exit.al 29 Prill 2016, 11:11

Partia Socialiste paditi sot ish-Kryeministrin Sali Berisha për thirrjen për armatosje të popullit, bërë javën e kaluar në Kuvend.

Ish-Kryeministri Berisha akuzohet për “thirrje për armatosje kundër rendit kushtetues”, “thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik”.

Padia u dorëzua në Prokurorinë e Përgjithshme nga deputeti Taulant Balla.

Shpërndaje te miqtë