Arrestohet Arben Frroku në Hollandë

exit.al 28 Prill 2016, 21:23

Arben Frroku, dënuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në 2013-ën, u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia e Hollandës.

Ai u arrestua pas një kontrolli, gjatë të cilit iu gjetën dokumente fallco.

Prej një viti, Arben Frroku, vëllai i ish deputetit Mark Frroku edhe ky i arrestuar, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit.

Dënimi i Gjykatës së Apelit është dhënë në mungesë të Frrokut. Ai u arratis nga Shqipëria pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Shpërndaje te miqtë