Parlamenti voton me 97 vota pro Bledi Çuçin dhe Milva Ekonomin

exit.al 17 Dhjetor 2020, 15:20

Parlamenti votoi me 97 vota pro emërimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre e Bujqësisë.

Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, në krye të ministrisë së Brendshme do të jetë Bledi Çuçi, ndërsa në vendin e tij te ministria e Bujqësisë do të jetë Milva Ekonomi. 

Më herët Çuçi ka qenë  Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit.

Meta ka dekretuar emërimin e Blendi Çuçit si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomit si ministre të Bujqësisë, vetëm pak minuta pas mbërritjes së propozimeve në Presidencë.

Ministrja e re e Bujqësise e cilësoi  përgjegjësi të madhe detyrën e re, për të çuar përpara reformën e nisur në mbështetje të fermerëve përmes uljes së taksave.

 

Shpërndaje te miqtë